ARSYEJA E ÇUDITSHME/ Modelen e famshme e përzënë nga hoteli në Francë – AlpeGossip
ARSYEJA E ÇUDITSHME/ Modelen e famshme e përzënë nga hoteli në Francë

ARSYEJA E ÇUDITSHME/ Modelen e famshme e përzënë nga hoteli në Francë

Naomi Campbell është një prej supermodeleve më të njohura dhe të vlerësuara në botë, por me sa duket, një hotel në Francë nuk ka dashur aspak t’ia dijë për këtë fakt.

Asaj i është mohuar hyrja në një hotel francez për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ngjarja duket edhe më e pabesueshme kur vjen fjala për suksesin dhe famën që Campbell ka në botë.

Këtë ngjarje e ka treguar dhe denoncuar vetë modelja. Ajo ka folur për “Paris Match” ku ka rrëfyer situatën e sikletshme.

Campbell thotë:

Kohët e fundit isha në një qytet në jug të Francës, gjatë periudhës së festivalit të Cannes. Isha ftuar për të marrë pjesë në një event që u organizua në një hotel, të cilin nuk dua ta citoj. Nuk deshën të më linin të hyja si mua dhe miken time, për shkak të ngjyrës së lëkurës. Burri që rrinte tek dera më thoshte se të gjithë njerëzit e ftuar kishin ardhur, ndërkohë që lejonte të tjerët të hynin brenda në hotel. Pa sjelljes së tij, u detyrova të flisja dhe unë”.

Modelja ka folur gjatë për mënyrën se si ka ndryshuar koncepti i bukurisë gjatë dekadave të fundit.

Ajo është shprehur:

Fjala diversitet sot është kudo. Në fillim të karrierës time nuk ishte kështu. Kam dashur gjithmonë që njerëzit të trajtoheshin të gjithë në mënyrë të barabartë. Nuk është një gjë që thjesht ndodh, por është një sfidë për të gjithë shoqërinë”.

Më tej ajo ka treguar në lidhje me episodin e pakëndshëm në Francë.