Banorët e shtëpisë së “Big Brother” i janë nënshtruar një sfide shumë interesante gjatë kësaj jave. Yjet kanë mundësi që të ftojnë për darkë disa persona që janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por kujdes, pasi kjo nuk është falas. Për të realizuar këto takime ata duhet të paguajnë para, të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.
Të ftuarit e parë ishin dy opinionistët e reality show-t, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, shtëpia e BB VIP ka mirëpritur miqtë e tyre, njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të njohura për publikun.
Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi ishin disa nga të njohurit që darkuan mbrëmjen e djeshme me 6 banorët Ilirin, Donaldin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola duke krijuar biseda shumë argëtuese dhe të qeshura pa fund.
Një nga gjërat që ka tërhequr më së shumti vëmendje ka qenë situata humoristike që Beniada krijoi. Ajo përshëndeti Ermal Mamaqin duke kujtuar se bëhej fjalë për Agron Llakajn.
Ajo i tha Ermalit që Donaldi i kishte folur shumë mirë për të. Më pas, banori e sqaroi duke i thënë se kishte ngatërruar personazh.
Ndërsa kujtojmë se në vijim të javës pritet që në shtëpi të hyjnë edhe disa nga ish-banorët si dhe vetë moderatorja Arbana Osmani.