Babai transgjinor i Kylie e Kendall Jenner martohet për herë të katërt? Në lidhje me modelen 21-vjeçare – AlpeGossip
Babai transgjinor i Kylie e Kendall Jenner martohet për herë të katërt? Në lidhje me modelen 21-vjeçare

Babai transgjinor i Kylie e Kendall Jenner martohet për herë të katërt? Në lidhje me modelen 21-vjeçare

A janë këto këmbanat e dasmës? Sipas mediave të huaja, babai transgjinor e yllit të televizoneve Kylie dhe supermodeljes Kendall, Caitlyn Jenner po planifikon të martohet.

Ajo thuhet se është lidhur me modelen 21-vjeçare Sophia Hutchins.

68-vjeçarja ka pohuar më parë se ato janë thjeshte mike, megjithatë burimet tregojnë se po jetojnë së bashku dhe synojnë që të martohen së shpejti.

Ceremonia raportohet se do zhvillohet në Malibu, në Kaliforni dhe të ftuar do jenë vetëm të afërmit.

Nëse lajmet janë të vërteta Sophia do të jetë gruaja e katërt e Caitlyn.

Sophia është gjithashtu transgjinore dhe ka qenë e hapur për përvojën e saj si një grua transgjinore. Në vitin 2016, 21-vjeçarja tha se ishte frymëzuar nga Caitlyn për tranzicionin në jetën e saj.

Nuk dihet ende se si Caitlyn dhe Sofia janë takuar së bashku. Sidoqoftë po kalojnë shumë kohë së bashku dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Caitlyn e ka jetuar jetën si burrë për 65 vjet.