"BËRA MIRË"/ Dashnor Diko tregon arsyen pse u shkëput nga muzika (FOTO) - AlpeGossip
“BËRA MIRË”/ Dashnor Diko tregon arsyen pse u shkëput nga muzika (FOTO)

“BËRA MIRË”/ Dashnor Diko tregon arsyen pse u shkëput nga muzika (FOTO)

Këngëtari i njohur i viteve ‘90 Dashnor Diko ishte i thirrur ditën e djeshme në emisionin e mbasdites ‘Rudina’ .

Këngëtari foli per jetën e tij private duke prezantuar dhe dy djemtë e tij tashmë të rritur Bobi 21 vjeç, ndërsa Xhoni 18 vjeç.

Bobi dhe Xhoni kanë pasion notin, ku prej më shumë se 10 vitesh merren me not. Të dy kanë marrë pjesë në garë të ndryshme kombëtare të notit madje janë vlerësuar dhe me medalje.

Ndërsa Xhoni ishte pjesëmarrës dhe në Kampionatin Botëror të Notit në Hungari.

I pyetur nga moderatorja cila ishte arsyeja e shkëputjes nga muzika Dikou përgjigj:

’Për mua ishte kështu e papritur një ftesë nga njerëzit e familjes sime, për t’i hyrë biznesit. Ishte një variant që doli papritur, normale që ishte diçka e panjohur për mua. E mora këtë iniciativë dhe them se bëra mirë deri diku. Një ndihmë e madhe shumë për mbarëvajtjen e familjes nga ana ekonomike. Por është një fushë që do shumë punë, vëmendje, përkushtim por them se kam bërë mirë.

ImageImage