BIE ZJARR NË “HELL KITCHEN”/ Renato Mekolli publikon pamjet brenda studios (FOTO) – AlpeGossip
BIE ZJARR NË “HELL KITCHEN”/ Renato Mekolli publikon pamjet brenda studios (FOTO)

BIE ZJARR NË “HELL KITCHEN”/ Renato Mekolli publikon pamjet brenda studios (FOTO)

“Hell’s Kitchen” ka rezervuar gjithmonë surpriza për teleshikuesit, por duket se këtë të premte të gjithë do të përfshihen në një situatë të jashtëzakonshme.

Shefi i kuzhinës dhe drejtuesi i emisionit, Renato Mekolli, ka zbuluar se në studion ku xhirohet “Hell’s Kitchen” ka rënë zjarr dhe kjo gjë ka shkaktuar shumë panik.

Renato ka publikuar në “Instagram” një video kur zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe gjithandej është përhapur tym. Ai ka treguar se videoja është xhiruar me celularin e tij dhe se fatmirësisht askush nuk është lënduar.

“Pamjet janë filmuar nga celulari im. Të gjithë ishin të shokuar nga kjo situatë e jashtëzakonshme. Jam pyetur nga montazhi nëse duheshin prerë këto plane të frikshme, por do të doja që ju t’i shikoni ashtu siç realisht ka ndodhur çdo gjë. Ju faleminderit për qindra mesazhe! Ju them se çdo gjë e çdokush është shumë mirë, përveç një personi, i cili u shtrua në spital nga situata që u krijua brenda studios gjigante të ‘Hell’s Kitchen Albania’”, ka shkruar Renato në një postim në “Instagram”.

Megjithëse gjithçka duket shumë alarmante në video nuk dihet nëse kjo është një lojë e menduar nga produksioni si pjesë e spekatklit apo ka ndodhur në të vërtetë, por pritet që çdo gjë të zbulohet të premten në mbrëmje.

Image