BLENDI FEVZIU NË TOP CHANNEL/ Alban Dudushi: Të them të drejtën nuk u gëzova – AlpeGossip
BLENDI FEVZIU NË TOP CHANNEL/ Alban Dudushi: Të them të drejtën nuk u gëzova

BLENDI FEVZIU NË TOP CHANNEL/ Alban Dudushi: Të them të drejtën nuk u gëzova

Alban Dudushi ka qenë i ftuar  sot në emisionin ‘Thumb’, të drejtuar nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Ndër të tjera, gjatë intervistës ai ka folur dhe për kolegun dhe konkurentin e tij Blendi Fevziun.

I pyetur se si priti lajmin e para një viti që Blendi do të lëvizte në Top Channel, Albani është treguar shumë i sinqertë.

‘Të them të drejtën nuk u gëzova, por nga ana tjetër nuk është se pata këtë ‘obobo po iki unë meqë erdhi ky’. Ku flasim për Fevziun dhe emisionin e tij, flasim për një peshë shumë të madhe televizive në vend. Ardhja e tij në Top Channel natyrshëm që krijonte disa pyetje, të cilat unë i bëra. Një ndër to ishte: Ai vjen këtu, por cila është hapësira ime? Nuk u konkretizua dhe nuk kishte kuptim të vazhdonte më biseda (me Ben Blushin, Drejtor i Programacionit në Top Channel)’, tha Dudushi.