ÇFARË NDODHI? Një Beatrix thotë “po, u ndava me Donaldin”, një Beatrix thotë “është montazh” – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Një Beatrix thotë “po, u ndava me Donaldin”, një Beatrix thotë “është montazh”

ÇFARË NDODHI? Një Beatrix thotë “po, u ndava me Donaldin”, një Beatrix thotë “është montazh”

Në vetëm pak sekonda, me një foto në ‘Instastory’ Beatrix ka pranuar ndarjen nga Donaldi duke thënë se u dashurua, por ai i tha: “humbjen e kam nga ty”.
“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët  atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju”, shkruhej në storyn e publikuar.
Megjithatë në pak sekonda Beatrix e ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se është momtazh dhe se ajo nuk e ka publikuar diçka të tillë.