“ÇFARË REAGIMI BËRI PËR SEMIN?” Miku i Granitit flet për marrëdhënien e tij me Fifin: Ngjason me… – AlpeGossip
“ÇFARË REAGIMI BËRI PËR SEMIN?” Miku i Granitit flet për marrëdhënien e tij me Fifin: Ngjason me…

“ÇFARË REAGIMI BËRI PËR SEMIN?” Miku i Granitit flet për marrëdhënien e tij me Fifin: Ngjason me…

Fifi dhe Granit Cana po komentoheshin prej ditësh se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.

Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë. Por pas puntatës së të premtes dhe përfundimit të emisionit, Graniti ka vendosur të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

Ditën e sotme ishte në lidhje “Skype” me “Big Brother VIP Fan Club” shoku i Granitit, i cili tha se e ka parë atë “pak të mbyllur”.

“Çfarë reagimi bëri për Semin”/ Miku i

“E kam parë pak më të mbyllur, e ka penalizuar kjo situata me Fifin. Pa anashkaluar edhe të mirat, por ngjarja ka kaluar kornizat e normales. Është dramatizuar pak nga Fifi. Ngjason me telenovelat turke”, tha shoku i Canës.

I pyetur nëse Graniti ka dashur që të përfitojë nga kjo histori, ai tha se “nëse do kishte dashur që të përfitonte, do e kishte dërguar deri në fund”.

Ai shtoi se nuk e di nëse ka diçka që e frenon modelin që të ketë diçka mes tij dhe Fifit.

“Nuk e di, nuk besoj se ka diçka që e frenon. Por xhelozia ndoshta ka qenë frenimi kryesor. Xhelozi për një njeri që ende nuk e ke asgjë. Çfarë reagimi pati kur bëri dush me Semin. Graniti nuk ka pasur mundësi të hapej e të flasë me të tjerët”, tha shoku i tij prej 15 vitesh.

Ndërsa i pyetur se çfarë donte të thoshte Graniti kur i tha Fifit “nuk të shoh siç Donaldi sheh Borën”, ai tha: “Nuk e di çfarë ka në mendje”.

“Ndoshta i është kujtuar ndonjë , nuk e di të sigurt, por ka mundësi”, tha ai teksa shtoi se nuk mund të flasë për detaje personale të Granitit dhe se duhet të pyesin atë se “sa kohë ka që është ndarë nga ish-e dashura”.