Charli XCX i përgjigjet kritikave për ‘Girls’: Rita Ora ka çdo të drejtë për të treguar historinë e saj (VIDEO) – AlpeGossip
Charli XCX i përgjigjet kritikave për ‘Girls’: Rita Ora ka çdo të drejtë për të treguar historinë e saj (VIDEO)

Charli XCX i përgjigjet kritikave për ‘Girls’: Rita Ora ka çdo të drejtë për të treguar historinë e saj (VIDEO)

Në fillim të këtij muaji Rita Ora mblodhi skuadrën e vajzave Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX për të sjellë këngën ‘Girls’.

Kënga u konsiderua si një ‘fuqi’ e zërit për vajzat që eksperimentonin seksualisht por mori edhe një sasi të konsiderueshme kritikash pasi u publikua, aq shumë sa Rita Ora lëshoi një deklaratë ndjese për komunitetin LGBTQ.

Dhe Charli XCX ka reaguar ndaj kritikëve të këngës.

“Qëllimi i këngës nuk ishte kurrë që të lëndonte asnjë njeri,”-shprejgoi ajo. “Asnjë nga artistët në këtë këngë nuk dëshironte që të mërziste apo lëndonte dikë.”

Charli XCX gjithashtu vuri në dukje se si një eksperiencë personale midis Ora dhe një femre frymëzoi këngën.

“E dija që kur Rita më ftoi që të bëhesha pjesë e këngës, se ‘Girls’ ishte rreth një përvoje të veçantë që ajo kishte me një grua,”-tha ajo.

“E di që Rita kishte marrëdhënie jashtëzakonisht kuptimplotë me meshkujt dhe femrat. Ajo ka të drejtë të tregojë historinë e saj, sepse nuk po e bën atë nga pikëpamja shfrytëzuese. Rita ka qenë në lidhje me femrat. Ka marrëdhënie dhe me burra gjithashtu. Nuk e kuptoj pse historia e saj është më pak e vlefshme se çdokujt tjetër.”