DALIN PAMJET/ Çfarë ndodhi? Atdheu arrestohet sërish nga policia – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Çfarë ndodhi? Atdheu arrestohet sërish nga policia

DALIN PAMJET/ Çfarë ndodhi? Atdheu arrestohet sërish nga policia

Që mbrëmjen e djeshme po qarkullon në rrjet një video ku shfaqet ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina,  duke u arrestuar nga policia.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet i shtrirë në makinë me duar para, teksa policia i vendos prangat.

Arsyeja e arrestimit nuk dihet ende dhe në portretin e Atdheut nuk kuptohet qartë nëse ai është i shqetësuar apo jo për gjithë situatën.

Çfarë ndodhi? Ish-konkurrenti i “Për’puthen”

Nga ana tjetër kanë nisur dyshimet që kjo të jetë thjeshtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen për ndonjë projekt të ri të Atdheut. Ndërsa vetë ky i fundit nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.

Gjithashtu kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që Atdheut i vihen prangat në kryeqytet. Teksa ai ishte pjesë e programit në rrjete sociale qarkulloi një tjetër video ku ai shihej i rrethuar nga policia. Asokohe Atdheu tha se policia e kishte ndaluar për “armëmbajtje pa leje”, por sipas tij më vonë u la i lirë sepse kjo akuzë nuk ishte e vërtetë.