“DASHNORË TË BUKUR”/ Mikela i kundërpërgjigjet deklaratës së ish-konkurrentit të “Për’puthen”: Asnjë çift… – AlpeGossip
“DASHNORË TË BUKUR”/ Mikela i kundërpërgjigjet deklaratës së ish-konkurrentit të “Për’puthen”: Asnjë çift…

“DASHNORË TË BUKUR”/ Mikela i kundërpërgjigjet deklaratës së ish-konkurrentit të “Për’puthen”: Asnjë çift…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Bledit që ka bërë për të dhe Erionin.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, Bledi u shpreh për çiftin e emisionit të dashurisë, se nuk i shikon bashkë si çift, duke i cilësuar si “dashnorë të bukur”.

“Dashnorë të bukur por kurrë bashkë! E ka thënë edhe Bruno këtë fjalë. Edhe i qëndroj edhe unë. Nuk i shoh bashkë”, u shpreh ai.

“Dashnorë të bukur”/ Mikela i kundërpërgjigjet

Teksa Mikela ishte e ftuar në “Natë me Aulonën” përmendi deklaratën e ish-konkurrentit dhe u kundërpërgjigj duke thënë se një çift duhet të jenë dashnorë të mirë që të funksionojnë.

“Nuk u vë faj që dyshojnë sepse është një program që e tillë ka qenë rrjedha, normal që do kenë aludime, Por ne jemi shumë ok. Kishte thënë që janë dashnorë të mirë por nuk janë kurrë bashkë. Unë besoj që në asnjë çift nëse nuk janë dashnorë të mirë nuk  funksionon. Por jemi bashkë Bledi, jemi dhe dashnorë të mirë, jemi dhe bashkë.”, tha Mikela.

“Dashnorë të bukur”/ Mikela i kundërpërgjigjet

Kujtojmë se Mikela dhe Erioni, janë çifti i tretë që doli nga programi për këtë sezon. Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin, mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit, por të dy e finalizuan daljen e tyre me momente shumë romantike së bashku.