DASHURIA NUK NJEH NGJYRË/ VIP-et shqiptare që sfidojnë përditë rracizmin për partnerin e tyre – AlpeGossip
DASHURIA NUK NJEH NGJYRË/ VIP-et shqiptare që sfidojnë përditë rracizmin për partnerin e tyre

DASHURIA NUK NJEH NGJYRË/ VIP-et shqiptare që sfidojnë përditë rracizmin për partnerin e tyre

Jo pak bujë kanë bërë së fundmi Enca dhe Loredana. Dy vajzat e njohura të showbizit bënë publike lidhjet e tyre e deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur. Megjithatë fakti që ato janë lidhur me djem që i përkasin një rrace tjetër ka shkaktuar mjaft kritika, komente negative, e mes tyre gjen sigurisht edhe nga ato pozitivet nga njerëz që nuk i intereson aspak jeta e tjetrit.

Dashuria nuk njeh ngjyrë: VIP-et shqiptare që sfidojnë

E gjendur mes kësaj situate Enca reagoi duke thënë dy fjalë përmes Instagramit.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo.

Aktualisht Enca po shijon pushimet në Dubai me të dashurin e saj, Mickey Neblett.

Nga ana tjetër Loredana bëri publike lidhjen me futbollistin gjermano-nigerian Karim Adeyemi. E njëjta situatë ndodhi dhe me këngëtaren, e cila mori një lumë komentesh për lidhjen e saj ndonëse ajo duket mëse e lumtur në krahët e futbollistit.

Dashuria nuk njeh ngjyrë: VIP-et shqiptare që sfidojnë

Por kjo nuk është hera e parë që vajzat shqiptare përjetojnë një situatë të tillë paragjykimesh. Linda Halimi është gjithashtu një nga këngëtaret që është martuar me reperin me ngjyrë Big D dhe në një intervistë ka treguar se ka familjarë që ende nuk i flasin.

Dashuria nuk njeh ngjyrë: VIP-et shqiptare që sfidojnë

“E them pa turp që kam edhe familjarë që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na ke keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, tha ajo.
Lidhja e aktores kosovare Adriana Matoshi me futbollistin afrikan Keith Groeneveld gjithashtu u pasua me komente dhe kritika.

“Dashuria edhe lidhja mua nuk më bën as njeri më të mirë as më të keq. Dashuria veç mundet me më bo ma të lumtur!”, iu përgjigj Adriana asokohe komenteve duke dhënë një mesazh shumë domethënës!