Një dasmë përfundoi në kaos pasi të ftuarit filluan të godisnin njëri-tjetrin me karrige e pjata. Mediat e huaja raportojnë se e gjithë ngjarja u shkaktua nga konsumimi i tepruar i alkoolit.
Dhjetëra të ftuar në Ludhiana të Indisë nisën zënkën në oborr, ku gratë dhe fëmijët përpiqeshin të mbanin burrat.
Në videon e publikuar duken pjesë ushqimi të shpërndarë kudo dhe burra të shtrirë pa rroba në tokë. Një burim pranë ngjarjes tregoi se sherri në të vërtetë filloi sepse mbaroi ushqimi dhe u shërbye shumë alkool.




![“Leku letër”, nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës në Londër! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/fflllololollolo-400x225.jpg)








