DEKLARATA E TRADHËTISË “NGACMOI” RRJETIN/ Elhaid Cufi zbulon detaje të reja: Ishte një histori… – AlpeGossip
DEKLARATA E TRADHËTISË “NGACMOI” RRJETIN/ Elhaid Cufi zbulon detaje të reja: Ishte një histori…

DEKLARATA E TRADHËTISË “NGACMOI” RRJETIN/ Elhaid Cufi zbulon detaje të reja: Ishte një histori…

Shkrimtari Elhaid Cufi rrëfeu një histori mjaft personale gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother”. Deklarata se ai kishte tradhtuar partneren e tij mori shumë vëmendje dhe publiku jashtë e komentoi gjatë.

“Po kam tradhëtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë toksike. Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin”, rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën.

Deklarata e Elhaidit për tradhtinë për bujë të madhe për faktin se ai në shkrimet e tij shkruan për dashurinë e sinqertë, ku duket se dënon tradhtinë.

Deklarata e tradhtisë bëri bujë në rrjet, Elhaid Cufi zbulon

Por së fundmi, Cufi ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” ku ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me këtë rrëfim të tij. Ai zbuloi se tradhtia erdhi pasi historia ishte në greminë.

“Zemra ime është shumë OK sepse unë e kam pranuar atë gjë dhe nuk jemi të shenjtë, gjithsecili ka gabimet e veta. Unë nuk kam qenë as i fejuar, as i martuar dhe ne nuk kishim plane për të krijuar familje bashkë. Nuk ishte një tradhti që lëndoi dikë. Ishim të dy në të njëjtën situatë dhe nuk mund të shkëputeshim. Ishte një histori në greminë, unë njoha dikë tjetër, ajo po njihte dikë tjetër”, u shpreh ai.