PAMJET PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Ish-e dashura ruse e Don Xhonit dhunohet në reality-show – AlpeGossip
PAMJET PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Ish-e dashura ruse e Don Xhonit dhunohet në reality-show

PAMJET PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Ish-e dashura ruse e Don Xhonit dhunohet në reality-show

Modelja ruse, Ariana Lirey, është bërë e njohur në vendin tonë për shkak të marrëdhënies me reperin Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit Don Xhoni.

Teksa në postimet e tyre në rrjetet sociale dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dh lidhja po shkonte shumë mirë, vjen lajmi se ishin ndarë. E duket se romanca e tyre nuk përfundoi mirë, pasi nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë së fundmi është bërë virale një video e Arianës kur ishte pjesë e reality-show-t “Reality Dom”. Në këtë fragment shihet ish-e dashura e Don Xhonit që sulmohet brutalisht nga një djalë pjesëmarrës në këtë emision.

Modelja ruse më herët ka shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, ku shumica menduan se ajo ia dedikonte Don Xhonit. Mirëpo, e vërteta është që bëhet fjalë pikërisht për këtë rast.

Sulmin ndaj ish-të dashurës së reperit ndodhi më 14 shtator të këtij viti. Madje mediat ruse kanë bërë publik edhe identitetin e konkurrentit që ka sulmuar Ariana Lirey, dhe bëhet fjalë për Artem Grant.

VIDEO