Sado të kujdesshme të tregoheni kur depiloheni me brisk, ekziston shansi që lëkura të irritohet. Sigurisht, diçka e tillë ndodh ditën para se të niseni për plazh.
Sidoqoftë, irritimi i lëkurës nga brisku nuk shkaktohet nga fati i keq. Në fakt, shkaktohet nga tekstura dhe mënyra si rritet qimja në zonën e trupit që depilohet me brisk.
“Irritimi i lëkurës shkaktohet nga një reagim inflamator kur qimet e rruajtura tentojnë të ridalin në sipërfaqe, por pengohen nga shtresa e lëkurës,” shpjegon dermatologia Melanie Palm. “Qimja përdridhet në vetvete nën lëkurë dhe shkaton toptha të vegjël për çdo folikul të bllokuar.”
Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur lëkurën të butë pas depilimit me brisk është aplikimi i një kremi me hidrokortizon, që mund të blihet lehtësisht në farmaci. Një krem me acid salicilik vepron njësoj.
Gjithashtu, në dush, përdorni sfungjerë ose rrjeta që i ndihmojnë qimet nën lëkurë të dalin më lehtësisht në sipërfaqe. Gjatë depilimit, rrëshqiteni briskun – i cili duhet të jetë i ri dhe me shumë tehe – në drejtim të rritjes së qimeve.
Pas depilimit, aplikoni kremin e trupit që përdorni zakonisht.