DIKUR ISHIN BASHKË/ Çfarë nuk u pa nga festivali “Sunny Hill”? Dua Lipa dhe Ledri Vula përqafohen… – AlpeGossip
DIKUR ISHIN BASHKË/ Çfarë nuk u pa nga festivali “Sunny Hill”? Dua Lipa dhe Ledri Vula përqafohen…

DIKUR ISHIN BASHKË/ Çfarë nuk u pa nga festivali “Sunny Hill”? Dua Lipa dhe Ledri Vula përqafohen…

Prej disa ditësh “Sunny Hill Festival” është kthyer në kryefjalë të mediave shqiptare dhe atyre të huaja. Performancat e artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj kanë elektrizuar skenën e madhe.

E sigurisht që edhe Dua Lipa ka performuar, duke dhuruar një super spektakël dhe atmosferë për gjithë publikun.

E teksa po shkruhet shumë për festivalin, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku këngëtarja me famë botërore shfaqet krah këngëtarit shqiptar, Ledri Vula.

Kujtojmë që dyshja kanë qenë në një lidhje dashurie para shumë vitesh. Në videon në fjalë ata shihen teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe më pas bashkëbisedojnë.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, Sara Hoxha foli për marrëdhënien e saj me ish-et e Ledrit. Ajo tha ndihet rehat me Dafinën dhe Duan pasi i ecën muhabeti. Jo vetëm kaq por ajo theksoi gjatë një interviste, se nuk xhelozon kurrë për ish- të dashurat e Ledrit.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, ka thënë Sara.