Diplo ngacmon Erën publikisht, komentet e ndjekësve të saj do ju shkrijnë së qeshuri (FOTO) – AlpeGossip
Diplo ngacmon Erën publikisht, komentet e ndjekësve të saj do ju shkrijnë së qeshuri (FOTO)

Diplo ngacmon Erën publikisht, komentet e ndjekësve të saj do ju shkrijnë së qeshuri (FOTO)

Siç dhe e dini, producenti i njohur botëror Diplo, ka qëndruar pas këngës “Live it up” e cila është edhe kënga zyrtare e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018 dhe ka qenë pikëirsht kjo këngë që e ka njohur Diplo-n me këngëtaren tonë, Era Istrefi.

Era gjatë ditëve të fundit ka qenë në Xhamajka për të regjistruar klipin e këngës së saj të re ‘Prisoners’ ndaj dhe ka bërë disa postime prej andej. Diplo, i ka komentuar në një nga fotot duke shkruar: “Do të rrish në Xhamajka edhe ca?” – duke nënkuptuar se nëse ajo mund të rrinte më shumë ata do të kishin një shans për tu takuar me njëri tjetrin.

Ndonëse komenti i tij ka marrë shumë pëlqime sepse dukshëm ndjekësit e Erës e kanë marrë si një ngacmim të pastër që producenti i ka bërë asaj në sy të të gjithve, ajo që na tërhoq vëmendjen janë pikërisht larmia e komenteve të ndjekësve të Erës në momentin që Diplo i ka shkruar.

Dikush i kërkon Diplo-s të takohen bashkë, dikush tjetër i thotë se ai është dashuruar me Erën, pastaj një fanse e saj e zjarrtë i tregon datën se kur Era do të kthehet sërish në Xhamajka, një tjetër gjen rastin për të uruar Bajramin ndërkohë që dikush i kërkon Diplos një bashkëpunim.

S’dimë në i ka lexuar Era, por nëse po, me siguri ka qeshur njësoj si ne.