DO LËRË AMERIKËN? Afërdita Dreshaj zhvendoset në Europë për një arsye mjaft të fortë – AlpeGossip
DO LËRË AMERIKËN? Afërdita Dreshaj zhvendoset në Europë për një arsye mjaft të fortë

DO LËRË AMERIKËN? Afërdita Dreshaj zhvendoset në Europë për një arsye mjaft të fortë

Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim.

Sipas “Prive”, zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset. Mesa duket, për partnerin e modeles ka ardhur koha për kapituj të rinj në sport.

Kujtojmë se në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm. Vogëlushi udhëtoi së fundmi drejt Europës.

Modelja ka ndarë në Instagram foto të ndryshme nga ky udhëtim dhe sot i ka dedikuar një pjesë të kohës ndjekësve të saj. Afërdita i ka lënë ndjekësit të lirë të pyesin Sky dhe ai ju përgjigjet (sigurisht përgjigjet i jep vetë mami Afërdita).

Gjatë kësaj “interviste”, Sky ka zbuluar se emrin e tij e ka zgjedhur mami.

“Mami donte vetëm Sky, kurse babi kishte qejf emrin Cruz. Po shyqyr vendosën të më quajnë Sky, sepse unë jam qielli i tyre”