“DO TA PADIS NË GJYKATË”/ Çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Atdheut? – AlpeGossip
“DO TA PADIS NË GJYKATË”/ Çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Atdheut?

“DO TA PADIS NË GJYKATË”/ Çfarë ka ndodhur mes Arjolës dhe Atdheut?

Miqësia mes Arjola Demirit dhe Atdhe Xharavinës u bë publike gjatë kohës që aktorja ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa dyshja u panë shpesh herë bashkë .

Megjithatë, duket se tashmë kjo miqësi nuk është më si më parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Atdheu deklaron se nuk kanë të njëjtin raport, duke zbuluar edhe arsyet pse.

Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetin social Instagram, teksa Atdheu gjatë intervistës përmendi dhe gjyqin.

“Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Thjesht ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të e 4-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.”- tha ai teksa shtoi: “Do iki në Gjykatë, do ta padis”.

Gjithsesi, në lidhje me këtë situatë të krijuar aktorja e njohur e humorit akoma nuk ka reaguar.