“DO TË BËJ MË TË MIRËN SI MAMA E ARDHSHME”/ Orinda Huta flet për shtatzëninë (FOTO) – AlpeGossip
“DO TË BËJ MË TË MIRËN SI MAMA E ARDHSHME”/ Orinda Huta flet për shtatzëninë (FOTO)

“DO TË BËJ MË TË MIRËN SI MAMA E ARDHSHME”/ Orinda Huta flet për shtatzëninë (FOTO)

Orinda Huta është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por edhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale për jetën private. Pak muaj më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Orinda ishte shtatzënë për shkak se në disa foto moderatorja shfaqej me barkun e fryrë.
Rezultoi se ky ishte thjesht thashethem, por Orinda dhe Turi në të ardhmen do kenë një familje të madhe. Kështu tregon Orinda në një intervistë për “Revista Class”.

“Me bekimin e Zotit duam një familje të madhe”, është shprehur Orinda. E pyetur si e sheh veten si mama e ardhshme, moderatorja është përgjigjur: “Aaaa s’di çtë them…Unë do bëj më të mirën!”.

Orinda ka treguar gjithashtu se kur të ndodh mrekullia, lajmin do e thotë pas 3 muajve. “Do presim tre muaj më mirë! Nuk besoj se na ngut gjë. Do kemi kohë për ta shijuar vetë njëherë”, është shprehur moderatorja.