“DO TË MË VRASË”/ Dokumentari për Avicii-n tregon jetën që bënte DJ-i para se të vdiste (VIDEO) – AlpeGossip
“DO TË MË VRASË”/  Dokumentari për Avicii-n tregon jetën që bënte DJ-i para se të vdiste (VIDEO)

“DO TË MË VRASË”/ Dokumentari për Avicii-n tregon jetën që bënte DJ-i para se të vdiste (VIDEO)

Netflix do të publikojë së shpejti një dokumentar rreth Aviciit, tetë muaj pas vdekjes së DJ të njohur.

Dokumentari u filmua përgjatë katër viteve, dhe gjatë gjithë kohës, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, shihet duke thënë: “Jeta ime është stresuese”.

Në fund të videos ai dëgjohet të thotë se turneu muzikor mund të jetë kaq stresues dhe i vështirë sa “do të më vrasë”.

Këtë e konfirmon edhe menaxheri i Avicii-t, Ash Pournouri i cili thotë: “Tim do të vdesë, me të gjitha intervistat, turnetë, dhe performancat, ai do të bjerë në tokë”.

Në prill të vitit 2018, DJ 28-vjeçar u gjet i vdekur në Oman. “TMZ” raportoi se vdekja e tij u konfirmua si një vetëvrasje dhe në video familja e DJ-it shprehet se ai “nuk mund të vazhdonte më”.

Pamjet tregojnë sesi Avicii ka luftuar me presionin për të qenë i suksesshëm për të siguruar financiarisht ekipin e tij, dhe sesi iu dorëzua alkoolit për të përballuar stresin.

Në vitin 2012, ai u shtrua në spital për 11 ditë për shkak të çështjeve shëndetësore të shkaktuara nga pirja e tepërt dhe ai duhej të hiqte apandesitin dhe tëmthin në vitin 2014.