“DRITA E SYVE TË MI…”/ Si rrallëherë, Poni poston FOTON me djalin dhe i dedikon urimin e veçantë për ditëlindje – AlpeGossip
“DRITA E SYVE TË MI…”/ Si rrallëherë, Poni poston FOTON me djalin dhe i dedikon urimin e veçantë për ditëlindje

“DRITA E SYVE TË MI…”/ Si rrallëherë, Poni poston FOTON me djalin dhe i dedikon urimin e veçantë për ditëlindje

Ndonëse është përpjekur ta mbajë pamjen e djalit larg vëmendjes së rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur, Poni ka vendosur të ndajë një moment krah dashurisë së saj më të madhe në ditën e tij të lindjes.

“Edhe 100 dritë e syve të mi”, ka shkruar Poni krah fotos me djalin pranë tortës së ditëlindjes, ku ajo që tërheq më shumë vëmendjen është buzëqeshja e të voglit.

Poni ka treguar me disa video në llogarinë e saj se ka organizuar një festë me shokët e djalit, duke u përpjekur t’i ruajë atij kujtimet më të bukura.

Deri më tani këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj private sa më larg rrjeteve sociale, megjithatë duket se në një ditë speciale si e sotmja gjithçka bën përjashtim./revistawho.com