Këngëtarja e njohur e hitit “Bodak Yellow”, është kthyer në një nga këngëtaret më të diskutuara nga mediat rozë. Ajo pak muaj më parë pasi e fshehu shumë gjatë shtatzëninë e saj dha lajmin e bukur që do të bëhet nënë.
Bëhet fjalë për reperen e njohur Cardi B, e cila javën e kaluar zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj Offset ishin martuar në fshehtësi të plot. Mirëpo siç duket shtatzënia e ka penguar këngëtaren e njohur për shumë gjëra.
Cardi B pak më parë ka bërë një postim në Twitter ku ka qarë hallet me të gjithë ndjekësit teksa u ka treguar atyre se shtatzënia e pengon të bëjë seks.
“Dua të bëj seks, por nuk marr dot frymë”, kishte shkruar reperia në postimin e saj ndërkohë që fansat i kanë sugjeruar që të marr një maskë për frymëmarrjen.