Pak minuta më parë reperi amerikan Diddy ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të ish- partneres së tij Kim Porter. Përmes një postimi në Instagram 49- vjeçari ka ndarë me ndjekësit dhimbjen që po përjeton pas ngjarjes tragjike.
“U bënë tre ditë tashmë që përpiqem të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty. Më mungon aq shumë ndaj sonte kam vendosur të të kujtoj, kam vendosur të gjej fjalët për të shpjeguar lidhjen tonë të pashpjegueshme. Ne ishim shumë më shumë se shokë të ngushtë, më shumë se shpirtra binjakë. Ne ishim krejt diçka tjetër! Më mungon shumë.”
Kim u gjet e pajetë mbrëmjen e 15 nëntorit në shtëpinë e saj në Los Angeles. Modelja dhe aktorja 47- vjeçare mësohet se vuante nga pneumonia, por megjithatë ende nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta që çuan në vdekjen e saj. Kim dhe Diddy patën një lidhje 13- vjeçare dashurore nga e cila lindën 3 fëmijë. Megjithëse ata nuk u martuan kurrë dhe në vitin 2007 u ndanë përfundimisht, të dy vazhdonin të ruanin marrëdhënien e dy prindërve tejet bashkëpunues dhe dy ish- partnerëve për t’u patur zili.