“DY FËMIJË I KEMI, DO BËJMË EDHE TË TRETIN”/ Është vajza e Albanit, por Bieta e sheh si të sajën (FOTO) – AlpeGossip
“DY FËMIJË I KEMI, DO BËJMË EDHE TË TRETIN”/ Është vajza e Albanit, por Bieta e sheh si të sajën (FOTO)

“DY FËMIJË I KEMI, DO BËJMË EDHE TË TRETIN”/ Është vajza e Albanit, por Bieta e sheh si të sajën (FOTO)

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë bërë prindër të një djali të quajtur Kroi Art. Por ndërkohë që për Bietën djali është fëmija i saj i parë, për Albanin është i dyti.

Moderatori ka dhe një vajzë me bashkëshorten e parë, të quajtur Joelle, e cila ka një marrëdhënie të mrekullueshme me Bietën dhe afrimitet shumë të madh me vëllain e saj.

Pikërisht për të Bieta Sulo ka folur këtë të shtunë në “Thumb”, ku ka treguar se e sheh si vajzën e saj. Ajo tregoi se e ka shijuar shumë prindërimin, e bën cdo ditë dhe dëshira e saj më e madhe është të bëhet nënë sërish.

“E kemi menduar të kemi një fëmijë tjetër. Po mos të kisha këtë angazhim ndoshta do ta kisha nisur që tani. Ne të dy kemi pasur gjithmonë qejf të kishim 3 fëmijë. Po ja nisëm çik vonë. 2 i kemi e bëjmë dhe të tretin sa je energjik, i them Albanit,  dhe unë me nervat pak më mirë… Dua dhe një vajzë”,  ka rrëfyer Bieta duke treguar kështu se shumë shpejt familja e tyre ndoshta do të zgjerohet.

Bieta tha se mënyra si përkujdesej për Joelle-n pati ndikimin e vet në prindërimin e Kroi Art:

“E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka (në prindërimin e Kroi Art) sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj,” përfundon ajo.