E KONFIRMON STUDIMI/ Proshuta dhe salçiçet janë kancerogjene – AlpeGossip
E KONFIRMON STUDIMI/ Proshuta dhe salçiçet janë kancerogjene

E KONFIRMON STUDIMI/ Proshuta dhe salçiçet janë kancerogjene

Një raport studimor ka zbuluar se proshuta dhe produkte të tjera që vijnë nga mishi i përpunuara janë kancerogjene.

Kjo, për faktin e përmbajtjes së nitriteve, të cilat janë njëkohësisht një konservues i fuqishëm i proshutës dhe vrasin bakteret botulinore. Të njëjtat baktere mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, hulumtimi për Shoqatën e përpunuesve të mishit britanik nga konsulenca shkencore Campden ka zbuluar se nitratet nuk e sulmojnë këtë bakter.

Por ka të dhëna që kompanitë e tjera të ushqimit përdorin nitrite, sepse ato ruajnë ngjyrën e trëndafiltë të mishit, që konsiderohet më tërheqës për blerësit.