E rrallë/ Ndodh në maternitetin e Tiranës, fëmija lind me “këmishë” (FOTO) – AlpeGossip
E rrallë/ Ndodh në maternitetin e Tiranës, fëmija lind me “këmishë” (FOTO)

E rrallë/ Ndodh në maternitetin e Tiranës, fëmija lind me “këmishë” (FOTO)

“I lindur më këmishë”, është një fenomen tepër i rrallë, i habitshëm dhe i bukur në të njëjtën kohë.

Ky është momenti i lindjes së një fëmije, i cili gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.

Ky fenomen ka ndodhur me këtë fëmijë në foto, i cili ka ardhur në jetë sot në maternitetin Koço Gliozheni, të Tiranës. Pamjet tregojnë të porsalindurin, brenda qeskës që i ka mbështjellë trupit.

Lajmin e ka publikuar në rrjetet sociale doktoresha Anika Dokle, e cila shkruan: “I lindur me kemishe.”