65 vite i janë dashur një shtetasi gjerman për të realizuar një qytet prej kartoni.
Punimi i vecantë është bërë nga Karl Sperber, një pensionist në qytetin bavarez të Burgebrach.
Qyteti prej kartoni I bërë ndër dekada nga pensionisti gjerman ishte realizuar në 40 metra katrore.
Këtë punë teper interesante, Karl Sperber e ka ekspozuar në një dyqan mobiljesh.
Sperber ka ndërtuar një total prej 4 000 ndërtesash kartoni brenda 65 viteve të fundit, ku më e madhja ka 90 kate, me 70 centimetra lartësi.