“E RROTULLOJ BOTËN PËR TY”/ Fifi i shpreh publikisht dashurinë personit special – AlpeGossip
“E RROTULLOJ BOTËN PËR TY”/ Fifi i shpreh publikisht dashurinë personit special

“E RROTULLOJ BOTËN PËR TY”/ Fifi i shpreh publikisht dashurinë personit special

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, e cila së fundmi ka ardhur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies së saj plot ulje e ngritje me Flori Mumajesin.

Fifi është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon shpesh foto me personat e saj më të dashur. Ditën e sotme, mikesha e saj më e mirë, këngëtarja Fjolla Morina ka festuar ditëlindjen, ndaj Fifi i ka shprehur publikisht fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Ton jetën n’krahë. Gëzuar shpirt i jemi. Shumë shpesh m’kanë fol e m’kanë thënë “ça po lyp me Fjollën”, gjithë përgjigjia jem ka qenë dhe do jetë “nji femër me zemrën që e ka ajo i duhet krejt njerëzve në botë me e pas afër.”

E rrotulloj botën për ty. Na vujmë me pas njerëz t’mirë n’rreth, fatkeqësisht dita ditës po humb mirësia. Por te ti e kam gjetur gjithmonë qetësinë. Faleminderit që t’kam e gëzuar ditëlindjen. T’du shumë e t’paça gjithë. Mos harro, njeriun e fortë e sfidon Zoti, e ti je një prej tyre.”- shkruan Fjolla në postim.