E SHTRIRË DUKE QARË/ Pamjet tronditëse të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes – AlpeGossip
E SHTRIRË DUKE QARË/ Pamjet tronditëse të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes

E SHTRIRË DUKE QARË/ Pamjet tronditëse të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes

Epërlotur, e skuqur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Celine Dion shfaqet duke përballur një sulm të dhimbshëm 10-minutësh. Pamjet në fjalë janë pjesë e dokumentarit të saj të ardhshëm, ku nxjerr në pah betejën e këngëtares me famë botërore me sindromën e personit të ngurtë (SPS).

Ylli i muzikës shihet në kujdesin e profesionistëve që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.

56-vjeçarja u diagnostikua me këtë gjendje, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme. Betejat e saj të mëvonshme do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”, e po ashtu edhe vendimi për t’u tërhequr nga syri i publikut duke u pajtuar me sëmundjen.

Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet:

“Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë e turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”.