Edhe tek urimi që i bëjnë mamasë së tyre, Marina dhe Luana e tregojnë sa ndryshe janë nga njëra tjetra – AlpeGossip
Edhe tek urimi që i bëjnë mamasë së tyre, Marina dhe Luana e tregojnë sa ndryshe janë nga njëra tjetra

Edhe tek urimi që i bëjnë mamasë së tyre, Marina dhe Luana e tregojnë sa ndryshe janë nga njëra tjetra

Të dyja motrat, Marina dhe Luana Vjollca janë shumë të dashura nga publiku, e sidomos kohëve të fundit, ato preferohen çdo ditë e më shumë dhe këtë e reflektojnë në një farë mënyrë edhe ndjekësit e shumtë që kanë në rrjete sociale por gjithashtu edhe projektet e rëndësishme televizive që iu besohen të dyjave.

Dita e sotme është shumë e veçantë për to pasi mamaja e tyre feston ditëlindjen. Në fakt si Luana ashtu edhe Marina nuk e kanë mbajtur kurrë larg imazhit të tyre publik familjen, përkundrazi shpesh kanë postuar dhe rrëfyer mbi faktin se të gjitha motrat janë shumë të bashkuara e nuk ngurrojnë të udhëtojnë shpesh të gjitha gratë e familjes bashkë.

Marina ka postuar në Instagram një foto të mamasë së saj dhe e quan mbretëreshë ndërkohë që Luana ka postuar një foto ku ajo ka dalë pranë mamit dhe shkruan: “Vajza e ditëlindjes dhe unë. Të dua mam!”.

Urimet e tyre, ndonëse të thjeshta mbartin shumë. Aq shumë sa madje tregojnë gjithçka rreth karaktereve të ndryshme që vajzat kanë nga njëra tjetra. Luana është më lajkatare, e përkëdhelur dhe me dëshirën e madhe për të qenë qendra e vëmendjes së familjes së saj, ndërkohë Marina nga ana tjetër tregon më tepër pjekuri e përgjëgjsi në çka bën e çka thotë, qoftë edhe brenda një urimi ditëlindjeje.