EKSKLUZIVE/ Velina bukuroshe e “Fiks Fare” rrëfen “prapaskenat”. Marrëdhenia me moderatorët dhe PASIONI për kërcimin (FOTO) – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Velina bukuroshe e “Fiks Fare” rrëfen “prapaskenat”. Marrëdhenia me moderatorët dhe PASIONI për kërcimin (FOTO)

EKSKLUZIVE/ Velina bukuroshe e “Fiks Fare” rrëfen “prapaskenat”. Marrëdhenia me moderatorët dhe PASIONI për kërcimin (FOTO)

Edicioni i ri televiziv sapo ka nisur dhe lëvizjet e bujshme në ekran kanë qënë padyshim kryefjala e verës që lamë pas.

Një ndër to ishte edhe emisioni “Fiks Fare”, me velinat e përzgjedhura.

Velina bjonde, quhet Artea Bebri dhe nuk është personazh i krejtësish i panjohur. Prej disa vitesh, ajo ka qenë e pranishme në botën e modelingut në Shqipëri si dhe e ftuar disa herë në emisione, për të rrëfyer eksperiencën e saj. 

Sot, në një interviste ekskluzive për AlpeNews.al, bukuroshja rrëfen mbi pjesëmarrjen në emsionin e njohur, pasionet e saj, dhe planet për të ardhmen.

Intervista e plotë:
1-Artea si erdhi ky bashkëpunim me “Fiks fare”, aplikuat apo ua propozoi dikush?

-Në fakt qendrojne të dyja sepse vjet isha sërish pjesë e audicioneve për të qënë velinë në Fiks por sic duket fati kishte rezervuar gjëra më të mira per mua, ndërsa këtë vit ishte nje ftesë për të marre pjesë sërish në audicione dhe ia dola.

2-Cfarë na thua për marëdhënien me velinën brune, njiheni më përpara apo u njohët në studion e Fiks fare?
-Jemi njohur në disa ambiente por nuk kemi pasur mundësi të flisnim apo të njiheshim, e dija që ishte pjesë e Top Channel. Mardhenia jonë si gjithë njohjet e reja…kurioze në fillim por shpresoj të bëhemi çifti më I mirë I ekranit .

3-Si ishin reagimet e para të famijes apo miqëve pasi mësuan se do jeni pikërisht ju një prej shoqëruesve të moderatorëve Devis Muka dhe Dorjan Ramliu në emision?
-Te gjithëve ju bë qejfi sepse më kane parë gjithë keto kohe të angazhuar në projekte të ndryshme që nga kercimi e deri tek modelingu. Dua të them se reagimet ishin shume të mira por jo të habitur sepse endrren për tu bërë pjesë e ekranit më ka shoqeruar që e vogël.

4-Shumë velina janë përfshirë në botën e televizionit a është ky plani juaj për të ardhmen?
-Sinqerisht sapo kam filluar dhe nuk kam plane të tjera pervecse që të kem një performancë sa më të mirë në Fiks Fare. Në të ardhmen nuk e di ndoshta edhe një prezantuese e mire ndaj kam filluar që të ndjek edhe nje kurs për të përmirësuar diksionin tim.

5-Ti nuk je e panjohur për publikun shqiptar pasi je marrë me modeling, çfarë moshe ka filluar karriera juaj?
-Kam rreth 2 vjet që merrem në fakt mbasi u bëra pjesë e agjensisë së fotografit Sonny K. Elson (Sonny’s Angels)¬ dhe deri tani kam marrë pjesë në shumë evente si sfilata, reklama, foto për biznese të ndryshme. Edhe kercimi më ka ndihmuar për të ma bërë interpretimin më të lehtë. Së fundmi kam qënë edhe pjesë e një emisioni serish me modele në rolin e stilistes ku përzgjidhja veshjet e vajzave.

6-Artea a mund të na thuash diçka në lidhje me pasionin tënd për kërcimin ?
-Ne fakt un jam balerinë profesioniste dhe kërcimi ka qënë më shumë se një pasion. Nuk mund të jetoj dot pa të edhe pse shkollen e lartë preferova nje degë tjeter.

Në fakt mendoj që si një juriste e ardhshme mund të vazhdoj të kërcej por si kërcimtare s’mund të bej dot juristen (Në fakt që tani ka filluar ndikimi i Devis dhe Dorit në batuta).

Përgatiti: AlpeNews.al