Filmi “Dy Gisht Mjatë” me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, i mbylli xhirimet në muajin shtator dhe sipas njoftimeve në Instagram nga moderatori, thuhej se do të dilte në kinema përgjatë muajit dhjetor.
Më pas komedia që flet për jetën e një çifti, u shty për në 14 shkurt, veçanërisht pas vrasjes në ish-Bllok ku mbeti i përfshirë i fejuari i Elvana Gjatës.
Me rikthimin e këngëtares një javë më parë në rrjetet sociale, i tha se ishte përzgjedhur edhe këngëtarja që do të këndonte kolonën zanore të filmit, Orgesa Zaimi.
Por teksa 14 Shkurti po afrohet, planet duket se kanë ndryshuar sërish. Në emisionin e pasdites “Lart e poshtë”, teksa gazetari Armend Dumbo tha se mezi po presim filmin e Elvanës, Eraldo Rexhos zbuloi se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar.
Ai pritet të shfaqet në kinema gjatë muajve të pranverës dhe ende nuk ka një datë fikse.