“ERDHI ME ALBËN”/ Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen Albi Nakon: I putha dhe…(FOTO) – AlpeGossip
“ERDHI ME ALBËN”/ Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen  Albi Nakon: I putha dhe…(FOTO)

“ERDHI ME ALBËN”/ Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen Albi Nakon: I putha dhe…(FOTO)

Balerina e njohur profesioniste Klaudia Pepa tashmë prej disa ditësh është rikthyer nga Italia në Shqipëri sepse u përzgjodh nga stafi së bashku me Bora Zemanin të prezantonin edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebreas.

Në një intervistë për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës i cili këtë javë i dedikohet krejtësisht spektaklit të “KM” Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer koridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin?

Ajo pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.

Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha flitet se janë në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin pas fotove nga udhëtimet e përbashkëta në disa vende të ndryshme. Mënyra se si Klaudia është shprehur gjatë intervistës i përforcon edhe më shumë zërat se tashmë ata janë bashkë.