“ËSHTË BEKIM NË JETË KUR…”/ Jonida Vokshi dëshiron 3 fëmijë por ka një arsye pse – AlpeGossip
“ËSHTË BEKIM NË JETË KUR…”/ Jonida Vokshi dëshiron 3 fëmijë por ka një arsye pse

“ËSHTË BEKIM NË JETË KUR…”/ Jonida Vokshi dëshiron 3 fëmijë por ka një arsye pse

Vera e këtij vitit do të veçohet gjithmonë për Jonida Vokshin, e jo më kot. Me ardhjen e Emit në jetë, Jonida nuk lë rast pa na treguar entuziazmin e muajve të parë të prindërimit.

Në një intervistë për ‘Revista WHO’, Vokshi ka zbuluar ndër të tjera se nuk do dëshironte që Emi të ishge vajzë e vetme. Përkundrazi, një motër (që Jonida do dëshironte ta kishte dhe vetë) do të ishte ideale për vogëushen. “Dua shumë që Emi të ketë një motër, pasi mendoj që është bekim në jetë kur janë dy motra. Unë do kisha dashur shumë një të tillë për vete. Por dhe një çun e dua. Besoj ta dhashë përgjigjen”, është shprehur Jonida dhe po, sipas një numërimi të thjeshtë, me siguri ajo dhe Besniku do të planifikojnë edhe dy shtatzëni të tjera.

Lidhur me planet në karrierë, Jonida shprehet se e ka patur shumë të lehtë t’i rikthehet rutinës, kjo falë gjendjes së mirë fizike dhe psikologjike. “Emi përveçse ma ka zbukuruar dhe lumturuar jetën, më ka dhënë edhe një dëshirë dhe forcë akoma më të madhe që të punoj fort profesionalisht, kështuqë në ekran, kinema apo diku tjetër nuk jua them dot, por do jetë së shpejti”, është përgjigjur ajo. Pra, nuk do të vonojë shumë kur të dëgjojmë të reja nga Jonida!