“ËSHTË SHAHISTE…”/ Meridiani nuk i ndal thumbat për Einxhel – AlpeGossip
“ËSHTË SHAHISTE…”/ Meridiani nuk i ndal thumbat për Einxhel

“ËSHTË SHAHISTE…”/ Meridiani nuk i ndal thumbat për Einxhel

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit janë diskutuar një sërë çështjesh dhe janë hapur mjaft debate. Përmendim këtu debatin midis Ilirit dhe Monikës i cili ka vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit, mesa duket Iliri nuk pranon largimin e Monikës dhe afrimin e saj tek çifti Beatrix e Donald.

Por nga ana tjetër debatet nuk janë mbyllur as midis Meridianit dhe Eixhel. Debat i cili nisi fill pas shfaqjes së videos ku shihej Dj Dagz dhe Eixhel duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë e më pas atë të dytën. Disa prej tyre e kanë pritur mjaft mirë këtë gjë e të tjerë si Meridiani mendojnë se Eixhel i është afruar Dagz-it vetëm për lojë.

Ky mendim ka acaruar Einxhel dhe ka sjellë menjeherë reagimin e saj kundrejt Meridianit, duke i thënë se ai që në hyrjen e tij nuk e ka pëlqyer asnjëherë marrëdhënien që Eixhel ka me Dj Dagz.

Por mesa duket edhe pse ky debat është mbyllur gjatë spektaklit, pas tij ai së bashku me Arjolën dhe Monikën të ulur në krevatet e tyre ishin mbledhur për të diskutuar mbi marrëdhënien e Einxhel dhe Dj Dagz. Në këto momente Meridiani shpreh hapur fare mendimin e tij për Einxhel ku thotë se:

“Einxhel është shahiste shumë e mirë dhe i lëviz gurët në momentin e duhur” dhe Monika nga ana tjetër e aprovon këtë.

Rikujtojmë që marrëdhënia midis Eixhel dhe Meridianit nuk ka qenë asnjëherë e mirë por mesa duket në vijim do të jetë mjaft e tensionuar.