“ME TË QESHUR, ME TË NGJESHUR…”/ Xheisara ngacmon banorët pas mbylljes së spektaklit – AlpeGossip
“ME TË QESHUR, ME TË NGJESHUR…”/ Xheisara ngacmon banorët pas mbylljes së spektaklit

“ME TË QESHUR, ME TË NGJESHUR…”/ Xheisara ngacmon banorët pas mbylljes së spektaklit

Mbrëmjen e djeshme kanë hyrë 5 banorë të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP të cilët janë: koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur e Kosovës, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova.

Hyrjet e reja në shtëpi pritet të shkaktojnë trazira, ngacmime dhe debate.

E jo më larg se sa mbrëmjen e djeshme pas spektaklit në darkën surprizë këngëtarja Xheisara filloi menjëherë duke ngacmuar banorët. Ajo ka qenë e ulur pranë Meridianit teksa kanë filluar të flasin e të qeshin së bashku me banorët e tjerë, e në mes të diskutimeve Xheisara është shprehur:

“Me këmbë të para na pritët, me të qeshur me të ngjeshur e paskeni ju këtu. Se di kush do ta hajë i pari”.

Mesa duket këngëtarja ka filluar direkt aksionin. Që në momentet e para ka filluar diskutimet me “kunja” me banorët, kjo mund të ketë ndodhur edhe sepse Xheisara ka pasur kohë mjaftueshëm të studiojë karakterin e secilit prej banorëve aty brenda dhe ka ardhur e përgatitur për të luajtur.

Xheisara është një nga këngëtaret e njohura të muzikës shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në disa prej festivaleve më me emër në Shqipëri si dhe ka bërë një sërë bashkëpunimesh me artistë të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.