”FALCO” I SHUMËPRITUR ERDHI NË KINEMA/ Ja detajet e para nga premiera e filmit të Bes Kallakut (FOTO) – AlpeGossip
”FALCO” I SHUMËPRITUR ERDHI NË KINEMA/ Ja detajet e para nga premiera e filmit të Bes Kallakut (FOTO)

”FALCO” I SHUMËPRITUR ERDHI NË KINEMA/ Ja detajet e para nga premiera e filmit të Bes Kallakut (FOTO)

Ditën e sotme që gjithashtu është dhe ditëlindja e Besit del në kinema filmi i tij i shumëpritur i quajtur ”Falco”. Aktori i humorit është shprehur se prej 2 vitesh po punon për këtë projekt dhe tashmë erdhi dita që ai ta ndajë me të gjithë.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet e tij sociale mund të dallojmë se Besi po bëhet gati për premierën e filmit të tij ku të ftuar do të ketë emra të ndryshëm të njohur.

Ai ka postuar një video ku ambientet e një prej kinemave më të mëdha të qytetit janë të dekoruara me tavolina pritje dhe postera të filmit të ri.

Xhensila gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku duket e ulur në rradhët e sallës të kinemasë teksa Besi ndodhet në podiumin kryesor. Nga foto duket salla e mbushur me njerëz që presin të nisë filmi të cilin të gjithë mezi po e presim, ndërsa Xhensila e ka shoqëruar foton me shkrimin ”Dita e syve”.

Ndërkohë ne jemi akoma në pritje të detajeve të reja nga premiera e filmit ”Falco”. /AlpeGossip.al