Fansja i kërkoi një këshillë, Enca SHPËRTHEN ndaj “The Voice”: Të përdorin aq sa ju duhesh dhe… (FOTO) – AlpeGossip
Fansja i kërkoi një këshillë, Enca SHPËRTHEN ndaj “The Voice”: Të përdorin aq sa ju duhesh dhe… (FOTO)

Fansja i kërkoi një këshillë, Enca SHPËRTHEN ndaj “The Voice”: Të përdorin aq sa ju duhesh dhe… (FOTO)

Ditën e sotme u bë viral opsioni më i ri i Instagram ku i jepje mundësi njerëzve të të pyesnin. Mesa duket një nga fanset e Encës është një vajzë e cila ka humbur “The Voice” dhe kërkon mendimin e saj. Kujtojmë që Enca ishte një e tillë ku në fillimet e karrierës së saj mori pjesë në këtë spektakël, por asnjë nga anëtarët e jurisë nuk e ktheu karrigen.

Vajza e ka pyetur për: Këshilla që do i jepje një vajze që sapo e kanë refuzuar nga The Voice kids?

Enca menjëherë i është përgjigjur duke shpërthyer dhe ndaj produksionit:

“Ja një sekret: Të tilla talent show të përdorin aq sa ju duhesh dhe të hedhin në rrugë. Kështu që konsideroje vetëm si një eksperiencë ku ti mund të punosh me veten tënde dhe të mësosh gjëra të reja rreth televizionit dhe spektaklit dhe kaq. Vazhdo puno, stërvit zërin tënd dhe nëse brenda teje ti e di që muzika është qëllimi yt, gjej mundësira të ndryshme pjesëmarrjeje në evente, puno fort dhe puno në studio… nëse është e shkruar për t’u bërë, do të bëhet!”, – vazhdon Enca. Shumë dashuri për ty zemër e vogël & mos harro që mua më refuzuan në x fazë dhe në një x talent show para disa vitesh, por tani jam një ikonë popi në këtë vend! Dhe nëse unë e bëra, edhe ti mund ta bësh!”, – përfundon këngëtarja./AlpeNews.al/