“FESTIVALI I KËNGËS”/ Aurela Gaçe u ngjit në skenë dhe la pa fjalë shikuesit me veshjen (FOTO) – AlpeGossip
“FESTIVALI I KËNGËS”/ Aurela Gaçe u ngjit në skenë dhe la pa fjalë shikuesit me veshjen (FOTO)

“FESTIVALI I KËNGËS”/ Aurela Gaçe u ngjit në skenë dhe la pa fjalë shikuesit me veshjen (FOTO)

Aurela Gaçe shkëlqeu mbrëmjen e sotme në skenën e “Festivalit të Këngës”! Këngëtarja ishte e ftuar nga dy konkurentët e festivalit, Marko Strazimiri & Imbro për të performuar së bashku këngën “Leyla”.

“Pas pak në skenën e Festivalit të Këngës. Sot është nata e performancave, ku çdo këngëtar në garë, fton një tjetër këngëtar për mbështetje. (Nuk jam në konkurrim) ….”-sqaronte ajo ndjekësit në “Instagram” përpara se të ngjitej në skenë.

Por le të sodisim pakëz veshjen e këngëtares! Aurela i la pa fjalë të gjithë shikuesit e festivalit dhe u komplimentua në rrjetet sociale për zgjedhjen e fustanit të kuq. Këngëtarja mbante veshur një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, por që kishte një të çarë tejet guximtare!

 

Një yll!