“FIFI K*RVA”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj komenteve negative për lidhjen me Adisin: Shkove e gjete me fëmijë – AlpeGossip
“FIFI K*RVA”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj komenteve negative për lidhjen me Adisin: Shkove e gjete me fëmijë

“FIFI K*RVA”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj komenteve negative për lidhjen me Adisin: Shkove e gjete me fëmijë

Këngëtarja e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi është gjithnjë pranë të dashurit të saj, Adis Patushit. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë që në rrjetet sociale të ndajnë foto dhe video me njëri-tjetrin.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka marrë kritika dhe ofendime, ku një ndër to e ka shpërndarë në “Instastory”.

“Na ke lodhur k*rin me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale”, i shkruan një ndjekës.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj

Ndërkohë Fifi ka reaguar duke thënë: “Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë!”.

Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë edhe disa reagime të tjera po në “Instastory”.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj

“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”, shkruan ajo në postimin e radhës.

Më tej, Fifi ka postuar edhe një shkrim të shkurtër për Adisin.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”

“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”, shkruan ajo.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj

Në fund, këngëtarja ka edhe një kërkesë për ndjekësit, ku i kërkon që të merren me jetët e tyre.

“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj. Nëse lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikuj, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në hak dikujt, ju lutem më varni, më turpëroni…Po s’po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri”.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj

Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Ata shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.

“Fifi k*rvë...”/ Këngëtarja reagon e revoltuar ndaj