“FILLOI TË QANTE”/ Adelina tregon si e priti babai lidhjen e saj me Serjoza Markov – AlpeGossip
“FILLOI TË QANTE”/ Adelina tregon si e priti babai lidhjen e saj me Serjoza Markov

“FILLOI TË QANTE”/ Adelina tregon si e priti babai lidhjen e saj me Serjoza Markov

Lidhja dhe martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov ka qenë shumë e komentuar në media e rrjete sociale prej më shumë se një viti. E ftuar në “Prive”, Adelina ka folur për herë të parë për njohjen, martesën me Serjozën duke zbuluar edhe sesi e priti familja e saj.

“Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi  çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje.

Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj”, tregoi Adelina.