“FORBES” PUBLIKON EMRIN/ Ky është reperi i parë që shpallet miliarder – AlpeGossip
“FORBES” PUBLIKON EMRIN/ Ky është reperi i parë që shpallet miliarder

“FORBES” PUBLIKON EMRIN/ Ky është reperi i parë që shpallet miliarder

Jay-Z është zyrtarisht miliarder.

49-vjeçari është i pari reper që ka arritur të bëhet miliarder sipas revistës “Forbes”.

Partneri i Beyonce-s është investitor në shumë kompani, përfshirë dhe atë “Uber”.

Këngëtari fiton 310 milionë dollarë për kompaninë “Armand Brignac Champagne”, 100 milionë dollarë nga “D’Usse”, 70 milionë nga albumet muzikore, 220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme si dhe 70 milionë dollarë nga kompania “Uber”.

Pasuritë e paluajtshme të Jay Z arrijnë shifra marramendëse. Pasi u bënë me binjakë në 2017-n, Jay-Z dhe Beyonce blenë disa shtëpi, një vilë 26 mln $ në East Hampton dhe një tjetër 88 mln $ në Bel Air. Jay-Z gjithashtu është pronar i një apartamenti në Tribeca, New York, që prej vitit 2004, që e ka blerë 6.85 mln $.

Nuk është e vështirë të themi që edhe pa bërë llogaritë e këtyre shumave marramendëse, reperi me të drejtë renditet në listën e miliarderëve më të rinj në botë.