GENTA TI JE? Këngëtarja bën ndryshimin e papritur në pamje dhe nuk po e njohim më (FOTO) – AlpeGossip
GENTA TI JE? Këngëtarja bën ndryshimin e papritur në pamje dhe nuk po e njohim më (FOTO)

GENTA TI JE? Këngëtarja bën ndryshimin e papritur në pamje dhe nuk po e njohim më (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli ka bërë së fundmi një ndryshim drastik në pamje. Ishim mësuar ta shihnim pothuajse gjithmonë brune dhe me flokë të gjatë por Genta na ka surprizuar të gjithëve me look-un e ri.

Ajo është bërë bjonde dhe po ashtu i ka prerë flokët deri te supet. Këngëtarja ka publikuar në Instastory disa pamje duke treguar look-un e ri. “Jam e dashuruar me këtë ngjyrë flokësh”, ka shkruar Genta, duke treguar se ndihet shumë e lumtur për ndryshimin e bërë.

Kujtojmë se Genta është prej kohësh në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Usta. Së fundmi ajo është përfolur dhe për një shtatzëni të mundshme por megjithatë presim nëse ajo do ta konfirmojë.