GJAKUN E TYRE NË VALIXHE/ 7 fakte të çuditshme rreth udhëtimeve të mbretërorëve – AlpeGossip
GJAKUN E TYRE NË VALIXHE/ 7 fakte të çuditshme rreth udhëtimeve të mbretërorëve

GJAKUN E TYRE NË VALIXHE/ 7 fakte të çuditshme rreth udhëtimeve të mbretërorëve

Para se të nisen në një udhëtim, familja mbretërore duhet të konsiderojë një listë me gjëra. Rregulla të ndryshme që përfshijnë bagazhet, ushqimet, gjërat që duhet të marrin me vete apo mënyrën e organizimit të kohës. Na besoni, pas kësaj liste do të bindeni pse të jesh pjesë e një pallati mbretëror nuk është edhe aq qejf.

1. Udhëtimet e tyre janë të mërzitshëm dhe të shkurtër. 

Princeshat, dukeshat, madje edhe vetë mbretëresha e ëndërrojnë të bëjnë një udhëtim tip ‘ekskursioni’, ku të mund të shëtisin e të shijojnë kafenetë e vendit. Pjesën më të madhe të kohës ata e kalojnë nëpër takime dhe çdo minutë e kanë të skeduluar. Ata e dinë ekzaktësisht kur duhet të lënë një takim dhe të shkojnë në makinë. Kanë vetëm 40 minuta kohë për të vizituar atraksionin më të famshëm të vendit.

2. Veshjet e tyre janë identike.

Stilistja personale e mbretëreshës merr gjithnjë 2 veshje të njëjta për mbretëreshën kur ajo udhëton. Kjo sepse, në rast incidenti ajo do të jetë në gjendje të ndërrohet menjëherë para se njerëzit të vënë re diçka. Veshjet s’duhet të kenë njolla, shenja apo të grisura në to.

3. Kostumi i zi s’duhet të mungojë kurrsesi!

Në valixhen e tyre të udhëtimeve duhet të jetë se s’bën një kostum i zi. Kjo veshje nuk është për takimet zyrtare, por për një arsye tjetër. Në rast se gjatë kohës që ata janë larg shtëpisë, një i afërm apo kushëri ndërron jetë, ata veshin kostumin dhe shkojnë në ceremoni të veshur siç duhet.

Ky rregull u vendos pasi babai i mbretëreshës Elizabeth II vdiq në 1952-in dhe ajo ndodhej në Afrikë.

4. Duhet të kenë një qese me gjakun e tyre.

Kjo është gjëja më e pazakonshme që do të shihni brenda valixhes së një mbretërori. Në rast emergjence, ata duhet të jenë të furnizuar me gjakun e tyre rezervë. Gjithashtu me ta është një mjek personal.

5. Shoqërohen nga një grup i madh asistentësh!

Kudo që shkojnë, pjesëtarët e familjes marrin një grup asistentësh me vete. Sekretarë, parukierë, stilistë, dado apo roje sigurimi. Me pak fjalë, gjithë ekipin që i duhet për një udhëtim të sigurtë. Vetëm mbretëresha ka 34 asistentë, ndërsa princi William udhëton me 10 ndihmës me vete.

6. Ata duhet të dinë si të përshëndesin në të gjithë gjuhët e botës!

Duke qenë se përfaqësojnë monarkinë Britanike, pjesëtarët e familjes duhet të mësojnë t’i përshëndesin njerëzit në gjuhët e tyre. Duhet të tregohen etikë me vendin që po vizitojnë, prandaj gjithnjë shkojnë të shoqëruar nga asistentë që i përgatisin para çdo udhëtimi. Kjo për të shmangur pausat e sikletshme gjatë dialogjeve apo pyetjeve me vendasit.

7. Ka nga një menu të veçantë për secilin nga pjesëtarët e familjes.

Punonjësit e pallatit komunikojnë me shefat e kuzhinës së botës përpara se udhëtimi të ndodhë. Wshtë e ndaluar t’i hidhet shumë qepë ushqimeve, përbërës pikantë, ushqime deti apo të tjera që mund të kthehen lehtësisht në rrezik për të shëndetin e tyre. Mbretëresha përshembull, e mban sekret pjatën e saj të preferuar sepse nëse ja thotë dikujt, do t’i servirin gjithmonë të njëjtin ushqim.