GRANITI NGACMOHET ME SARËN/ Fifi: Shokë jemi, po nëse ke diçka, e ke vetëm me mua – AlpeGossip
GRANITI NGACMOHET ME SARËN/ Fifi: Shokë jemi, po nëse ke diçka, e ke vetëm me mua

GRANITI NGACMOHET ME SARËN/ Fifi: Shokë jemi, po nëse ke diçka, e ke vetëm me mua

Fifi ka shprehur xhelozi sot për Granitin dhe Sarën, për shkak të ngacmimeve të tyre teksa bëhej prova javore.

Këngëtarja i bëri të qartë futbollistit se ata vërtet e lanë të jetë shokë, por ai nuk mund të ketë diçka me dikë tjetër.

“Shokë jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”, i tha Fifi Granitit.

Më pas biseda kaloi Monika, së cilës, Fifi i rrëfeu se Graniti ka bërë me Sarën stilin e tyre të përshëndetjes. Teksa i tregonte aktores, Fifi e quan Sarën “pilifincë” duke shkaktuar të qeshura.