HABISN thumbueset shqiptare: Kemi bërë kompromise, nuk kemi treguar romancat e fshehta të VIP-ave – AlpeGossip
HABISN thumbueset shqiptare: Kemi bërë kompromise, nuk kemi treguar romancat e fshehta të VIP-ave

HABISN thumbueset shqiptare: Kemi bërë kompromise, nuk kemi treguar romancat e fshehta të VIP-ave

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë disa vite që prezantojnë emisionin ‘Thumb’në të cilin tregojnë më shumë nga jeta e artistëve shqiptarë.

Njëra prej drejtuesve, Aulona ka treguar hapur se kanë bërë kompromise për të mos bërë publike romancat e fshehta apo divorcet e VIP-ave.

Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo iu përgjigj pyetjes nëse ndihen keq kur nxjerr informacione duke thënë:

“Nuk jemi marrë asnjëherë me pjesën private se nuk na intereson. Merremi me një person publik kur është në një lidhje apo është ndarë se është kurioziteti i publikut dhe do ia ofrosh këtë gjë. Por jo të shkosh thellë në gjëra, ta dëmtosh dhe sa kompromise kemi bërë ne kur e kemi ditur që një çift janë bashkë, por se kemi thënë. Ose tjerë që janë ndarë.”