“HAJDE, MOS VONO MË”/ Jonida Vokshi blen rrobat e para për të bijën (FOTO) – AlpeGossip
“HAJDE, MOS VONO MË”/ Jonida Vokshi blen rrobat e para për të bijën (FOTO)

“HAJDE, MOS VONO MË”/ Jonida Vokshi blen rrobat e para për të bijën (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krrapi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Jonida është në pritje të një vajze dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.

Moderatorja është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë pritjes së ëmbël, duke ndarë me ndjekësit emocionet e të qenurit nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka blerë rroba dhe produkte për vogëlushen dhe shkruan se asnjëherë nuk kishte përjetuar ndjesi të tilla gjatë pazarit.

 

“Në qindra e mijra herë që kam bërë shopping për vetem time, asnjëherë nuk kam përjetuar këtë ndjesi kur zgjedh gjërat e tua! Hajde,mos vono më”, ka shkruar Jonida krahas fotos, në të cilën shihet e veshur me një fustan të zi.