Reperja e njohur, Loredana është e apasionuar pas tatuazheve. Ajo numëron disa të tillë në trupin e saj dhe gjithësecili me një kuptim të veçantë.
Së fundmi, Loredana ka realizuar një të ri, por me kërkesën e së bijës. Ajo ka gdhendur një panda të vogël dhe shumë të lezetshme në krahun e saj.
Reperja ka publikuar në Instastory një foto ku tregon tatuazhin, krahas së cilës shkruan: “Hana e kërkoi prandaj e bëra”.